Eli Fara, nje kenge per Shen Valentin
Edhe pse ajo i këndon shpesh dashurisë, kjo është hera e parë që këngëtarja e njohur Eli Fara realizon një klip për Ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin. Ka përgatitur një surprizë të tillë për adhuruesit e muzikës së saj, klipin e ri që i dedikohet ndjenjës së thellë të dashurisë. Kënga titullohet “Vetëm sonte”, me ritme bluz e jazz dhe ka një stil krejt ndryshe nga këngët që ka realizuar deri tani. Fabula e këngës përshkruan bukur të gjitha mendimet dhe emocionet e një femre, e cila ndonjëherë në jetë ka dëshirë që të bëjë një çmenduri, qoftë edhe për një natë. Kënga është një krijim i kompozitorit Adi Hila me vargje të Pirro Çakos, me të cilët Eli bashkëpunon për herë të parë. Klipi është realizuar nga ë.

