Kriza financiare hyn edhe në dhomën e gjumit

Nëse po përpiqeni të rindizni zjarrin e pasionit në prag të Shën Valentinit, kjo mund të kërkojë më shumë përpjekje se zakonisht.
Lodhja dhe stresi i shkaktuar nga kriza ekonomike, të kombinuara shpesh edhe me rutinën, kanë ndikuar ndjeshëm edhe në marrëdhëniet në çift.
Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, më shumë se një e katërta e çifteve shprehen se jeta e tyre seksuale është reduktuar në krahasim me një vit më parë. Për këtë, femrat fajësojnë lodhjen e përditshme, ndërsa meshkujt shqetësimin që lidhet me të ardhurat.
“Shumë njerëz punojnë me orë më të zgjatura, nën stres dhe një pjesë të kohës merren me fëmijët. Në këto kushte, seksi ka dalë paksa jashtë vëmendjes”, thotë Linda Kelsey, autore e studimit.
Anketat treguan se një e katërta e meshkujve u shprehën se partnerja e tyre e kishte humbur interesin në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa këtë ankesë shprehën edhe 15 për qind e femrave.
91 % e të anketuarve u shprehën se ishin të tërhequr nga partnerët e tyre, duke fajësuar presionet e jashtme për rënien e aktivitetit seksual.

Copyright © 2012 DALLAVERE 25