Po hetohen Reali dhe Barca
Barcelona dhe Real Madridi janë në mes të shtatë klubeve spanjolle, të cilat po hetohen nga Komisioni Evropian rreth fondeve publike.
Valencia, Athletic Bilbao, Osasuna, Elche dhe Hercules (që bën gara në Segunda Division) janë pesë skuadrat tjera që po hetohen për të zbuluar nëse ndihma shtetërore që kanë marrë është në përputhje me rregullat e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Komisioni dëshiron të zbulojë se mos janë favorizuar këto klube gjatë ndarjes së fondeve nga institucionet e ndryshme publike në raport me klubet tjera spanjolle.
Arsye për hetimin është dyshimi se këtyre klubeve iu janë dhënë përparësi në beneficione në dëm të klubeve tjera, të cilat nuk e kanë pasur një mbështetje të tillë.
Fillimisht, do të hetohen privilegjet e mundshme për Real Madridin, Barcelonën, Athletic Bilbaon dhe Osasunan. Kurse në fund do të hetohet preferenca e mundshme e Institucionit Financiar të Valencias (që është pronë shtetërore) ndaj klubeve që kanë pasur vështirësi financiare, si Valencia, Hercules dhe Elche. /Telegrafi/