Dafina inspirohet nga Dhurata? (Foto)
Tashmë është bërë e zakonshme që këngëtaret tona të kopjojnë ato të huajat, Rihannan apo Beyoncen, por ky trend si duket ka filluar të përhapet edhe në skenën vendore.
Dafina Zeqiri pasi shpeshherë është parë e inspiruar nga Rihanna apo edhe Beyonce, por si duket tani ka filluar ta zgjerojë këtë trend edhe në skenën vendore.
Ka kohë që po qarkullon një fotografi nga pop ylli tjetër, Dhurata Ahmetaj, me një fustan ngjyrë të zezë por me prerje të shumta që e bëri të shfaqej mjaft seksi.
Dhe, pak një muaj pasi ishte publikuar kjo fotografi, Dafina është shfaqur me një veshje të njëjtë me prerje të ngjashme. Ndonëse nuk është plotësisht i kopjuar modeli, ai ka ngjashmëri të konsiderueshme.
Këngëtaret janë shquar për veshjet atraktive të tyre në xhirimet e vitit të ri, të cilat do të fillojnë të transmetohen gjatë netëve festive. /Telegrafi/