Vajza e Whitney kërkon të heqë mbiemrin e babait
Bobbi Kristina Brown raportohet se ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri i babait të saj duke zgjedhur të quhet Bobbi Kristina Houston. 19 vjeçarja duket se këtë veprim po e bën në nder të nënës së saj që humbi jetën në mënyrë tragjike pak javë më parë në banjon e dhomës së hotelit po ku qëndronte. Sipas asaj çka shkruajnë mediat, vajza ka patur këtë dëshirë edhe më parë por ishte pikërisht nëna e saj Whitney që nuk e lejonte ta bënte diçka të tillë. Para pak ditësh u mësua se nëna i kishte lënë testament të gjithë pasurinë që do ta merrte në tre pjesë në mosha të ndryshe. /Lajmifundit.com/