Alexandra Burke provokuese në skenë
Alexandra Burke ka nisur të ngrejë në peshë fansat e saj duke u shfaqur provokuese në skenë. Këngëtarja 23 vjeçare ka realizuar një performancë në një koncert në Londër mbrëmjen e kaluar. Kjo koinçidoi me publikimin e këngës së saj të re, “Elephant” e cila tanimë është e gatshme për tu dëgjuar në iTunes. Fituesja e spektaklit “X Factor” ka qenë prej disa javësh protagoniste e thashethemeve që flisnin për një romancë me Jermain Defoe. /Lajmifundit.com/