Rihanna ka nevojë për përqafim
Rihanna duket se po punon shumë fort ndaj gjithnjë e më tepër e ndjen të nevojshme të ketë një përqafim të ngrohtë. Dhe ky njeri në foto e di shumë mirë se si ta bëjë përqafimin pasi është ish i dashuri i saj Drake. Ai i ka kërkuar Rihannas që të jetë prezente në klipin e tij të ri “Take Care” dhe videoja përmban edhe këtë skenë bardh e zi ku shfaqen që të dy duke u përqafuar. Të rrish kaq pranë ish të dashurit për shumë kënd do të ishte e vështirë por jo për Rihannan. /Lajmifunidt.com/