Gillian Anderson rrëfen marrëdhënien lesbike
Gillian Anderson ka zbuluar sot një element jo pak të rëndësishëm të jetës së saj ndërsa pohoi se ka patur disa marrëdhënie lesbike me femra të ndryshme. Në një intervistë për një revistë meshkujsh aktorja tha se kishte patur ndjesi dhe prirje lesbike në të kaluarën. Gillian e cila u votua si emra më seksi në botë në vitin 1996 pranon se ka nisur të eksperimentojë me femra pasi kishte lëvizur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Londra ndërsa ishte ende adoleshente. Gillian, tanimë nënë e tre fëmijëve thotë se i ka shijuar eksperiencat por se ato ishin përjashtime dhe jo rregulli i funksionimit të jetës së saj. /Lajmifundit.com/