Paris Hiltoni e Rusisë bëhet kritike e Putinit

Mollë sherri i ka dalë ftesa për paraqitje në emision që i kishte bërë Alexei Navalnyt, një prej prijësve të protestave më të mëdha anti-Kremlin që kur Putini ka ardhur në pushtet.

Ekuivalentja e Paris Hiltonit në Rusi është shfaqur si kritike e befasishme e Vladimir Putinit në një lëvizje protestuese që e ka vënë pasaniken kundër njeriut të cilin babai i saj dikur e këshillonte.
Ksenia Sobçak, prezantuese televizive dhe ish-modele e revistës së mirënjohur erotike “Playboy”, me reputacion si qejflie e madhe, nuk i ka lënë sekrete pikëpamjet e saj, e sidomos prejse emisioni i saj i ri politik është ndërprerë pas vetëm një episodi të shfaqur në televizion, me temën e ndjeshme “Ku po na çon Putini?”.
Mollë sherri i ka dalë ftesa për paraqitje në emision që i kishte bërë Alexei Navalnyt, një prej prijësve të protestave më të mëdha anti-Kremlin që kur Putini ka ardhur në pushtet.
Sobçak më pak ka ngritur tensionet duke realizuar një video tallëse ku ka sulmuar figurat publike të cilët kanë xhiruar mesazhe në mbështetje të fushatës presidenciale të Putinit.
Në videon tallëse, të publikuar në internet, edhe Sobçak fillimisht duket se premton votën e saj për kryeministrin 59-vjeçar, por më pas kamera e shfaq atë të lidhur për karrige dhe nën trysni nga rojat e armatosura.

Copyright © 2012 DALLAVERE 25