Ëndërroja Për Leonardo DiCaprion
Aktorja Freida Pinto ka zbuluar se në vitet e adoleshencës ka ndjerë afeksion ndaj Leonardo DiCaprios. Bukuroshja e cila tanimë shoqërohet me milionerin Dev Patel pranon se ka ëndërruar për aktorin e filmit të famshëm “Titanic”. “Në adoleshencë ke shumë ëndrra të llojeve të ndryshme. Leonardo ishte pjesë e imja”, tha ajo. Por gjithçka është e kaluar dhe tanimë kolegu i saj aktor dhe njëkohësisht edhe i dashuri aktual nuk ka pse të merakoset. Freida thotë se kur sëbashku ulen e shikojnë videot dhe intervistat në YouTube dukej qartë afrimiteti që në nisje.