Shqipëria ngjitet 4 pozicione në renditjen e FIFA-s
Kombëtarja shqiptare fiton 4 pozicione në renditjen e përpiluar nga FIFA pak ditë përpara fillimit të Botërorit “Brazil 2014”.
Kuqezinjtë tanë janë ngjitur në vendin e 66 në këtë klasifikim me 495 pikë të grumbulluara.
Humbjet e pësuara nga Rumania dhe Hungaria duket se nuk kanë ndikuar shumë tek kombëtarja jonë që përmirësoi pozitat e saj.
Ndërkaq, vendin e parë në këtë renditje vazhdon ta mbajë Spanja me 1485 pikë, e ndjekur nga Gjermania me 1300 pikë. Në vendin e tretë ngjitet Brazili duke spostuar Portugalinë në të katërtin.
Fituan pozicione edhe Argjentina e Zvicra që renditen respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Italia mbetet në pozicionin e nëntë, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë e renditjes së FIFA-s plotësohet nga Anglia e Roi Hoxhson.
/ Top Channel