Gol i bukur i Januzajt në triumfin e United
Manchester Unitedi ka regjistruar fitore prej 3-1 kundër West Hamit në Old Trafford.
Pas kombinimeve me Wayne Rooneyn, Danny Welbeck e zhbllokoi rezultatin (26’).
Talenti i jashtëzakonshëm shqiptar, Adnan Januzaj, pranoi një top nga Welbeck, e la nën hije një mbrojtës mysafir dhe pastaj e dënoi edhe portierin (37’).
Lojtari që zuri vendin e mesfushorit 18-vjeçar, Ashley Young, shumë shpejt u regjistruar në listën e golashënuesve, falë asistimit të Rooneyt (72’).
Carlton Cole shënoi atë që quhet gol i nderit për mysafirët (81’).
Manchester Unitedi është në vend të shtatë me 28 pikë, tetë më pak se lideri Liverpool. /Telegrafi/