Tottenhami seriozisht pas Sneijder

Pas Manchester Unitedit edhe Tottenham Hotspur është përfshirë në garë për shërbimet e mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder.
Wesley Sneijder, Foto: Getty Images

Holandezi deri më tani ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me zikaltrit dhe gjasat janë të mëdha që ai ta braktisë Giuseppe Meazzan.
28-vjeçari nuk po luan për klubin aktual që nga muaji shtator, ndërsa gazetat sportive e shohin atë jashtë Interit në afatin kalimtar të janarit.
Spursat vazhdojnë të jenë në kërkim të zëvendësuesve të Luka Modric dhe Rafael van der Vaart, të cilët u larguan gjatë verës së kaluar, ndërsa Sneijder konsiderohet si zgjidhje ideale. /Telegrafi/
Copyright © 2012 DALLAVERE 25