Rita Ora ndahet nga Rob Kardashian

Robert-Kardashian-Feature-ImageMediat e huaja kanë mbushur faqet me lajmin që, Rita Ora dhe Rob Kardashian, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Që të dy, kohët e fundit ishin parë shumë shpesh në prani të njëri tjetrit dhe lidhja e tyre ishte më se evidente. Por, sipas, “The Sun”, çifti janë ndarë për shkak të agjendave të ngarkuara të të dyve.
Dyshimet janë vërtetuar edhe më shumë në momentin kur, Rob e ka fshirë Ritën nga Twitter dhe gjithashtu, i ka fshirë të gjitha fotografitë dhe mesazhet e publikuara nëpër rrjetet sociale.
Ndërsa ditën tjetë Rob ka vazhduar me ofendime ndaj Ritës por, kësaj radhe ka shkuar aq larg sa të deklaroj madje se e ka lënë shtatzënë këngëtaren.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, të cilin ai më pas e fshiu nga faqja e tij zyrtare, Rob ka shkruar: “Pra, ti më lejon që të të lë shtatzënë dhe pastaj preferon meshkuj të tjerë”.
Ai më pas ka vazhduar duke shkruar: “Ti i paske fshirë “cicërimat” e tua ashtu siç kam bërë unë”.
Mediet e huaja raportuan se Rita dhe Rob janë ndarë dhe Rob doli me disa deklarata të rënda duke thënë se, gjatë kohës kur çifti kishin qenë bashkë, Rita e kishte tradhtuar me 20 meshkuj të tjerë. Deklaratat e tij bënë bujë të madhe në të gjitha mediet ndërkombëtare e vendore ndërkaq, vetë Rita nuk është prononcuar ende deri tani lidhur me këto akuza.
Copyright © 2012 DALLAVERE 25