Ndjehem e alarmuar kur shof veten në pasqyrë


Kylie Minogue


Fytyra e saj e bukur ka mbushur shpeshherë kopertinat e revistave të ndryshme, e së fundmi edhe atë të revistës prestigjioze, “Elle” por, refeleksioni që sheh Kylie Minogue në pasqyrë sa herë që është e pa grimuar, e bën që të tmerrohet.
Këngëtarja 44 vjeçare ka thënë se, po ndihet e alarmuar nga ajo se çfarë sheh në pasqyrë dhe se mosha po e bën të veten.
“Nuk do të gënjejë lidhur me këtë. Shpeshherë kur shikoj veten në pasqyrë shoh se mosha po bën të veten. Apo, papritmas shoh fytyrën timë në Skype dhe më duket sikur të ketë efekte special “Spielberg” dhe më vjen të bërtas. Kush është ajo ?”, ka thënë këngëtarja për “Elle”.
Ajo ka folur edhe për operacionet plastike duke thënë se nuk është kundër tyre edhe pse për vetë nuk ka bërë ende ndonjë të tillë. Vitin që po vjen, Kylie festoon 25 vjetorin e karrierës së saj së muzikë. Megjithë predikimet e shumë personave që ajo nuk do të qëndrojnë gjatë në muzikë, këngëtarja ja ka arritë që ti mbush plotë 25 vjetë punë e angazhime në karrierën e saj si artiste
Copyright © 2012 DALLAVERE 25