Bruce Willis, Chuck Norris, Van Damme,Stalone te gjithe ne Shqiperi ne kerkim te nje…

“The Expendables 2″ (Mecenaret 2) eshte nje film aksion amerikan me regji te Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Silvester Stalone, bazuar ne nje histori te Ken Kaufman, David Agosto dhe Wenk. Ai eshte vazhdimi i filmit aksion “The Expendables” (Mercenaret 2010), me yjet Silvester Stalone, Jason Statham, Jet Li, Dolph Lundgren, Chuck Norris, Randy Couture, Terry Crews, Liam Hemsworth, Jean-Claude Van Damme, Bruce Willis dhe Arnold Shvarceneger.
Filmi flet per nje grup mercenaresh qe kerkojne hakmarrje kunder Jean Vilain (qe interpretohet nga Van Damme), nje mercenar rival qe ka vrare njerin prej tyre dhe kercenon boten me nje arme vdekjeprurese. Media dhe uebsajte te ndryshme boterore shkruajne se xhirimet kryesore te filmit jane realizuar ne 14 jave, duke filluar qe prej shtatorit te vitit 2011 me nje buxhet qe vleresohet te kete shkuar rreth 100 milion $. Xhirimet jane bere ne Bullgari, Hong Kong dhe New Orleans. Po Shqiperia ku permendet? Personazhi Barney Roos qe interpretohet nga Silvester Stalone, i udhezuar nga z.CHURCH qe interpretohet nga Bruce Willis, vjen ne Shqiperi per te terhequr dhe per te çuar ne nje vend te sigurt, nje objekt te mbetur ne nje aeroplan qe u rrezua ne Shqiperi. Ekipi i mercenareve i shoqeruar nga Maggie, gjeniu i teknologjise interpretuar nga Yu Nan, arrin ta marre objektin e mbetur ne Shqiperi, por fitorja e tyre eshte jeteshkurter, sepse menjehere me pas zbulon se Billy eshte kapur nga Jean Vilain, interpretuar nga Zhan Klod Vandam, qe synon te marre pikerisht objektin e mbetur ne Shqiperi.
“Mercenaret zbulojne se objekti i rendesishem ne aeroplan, ishte modeli apo nje lloj harte per nje miniere plutoniumi, sigurimi i vendndodhjes te se ciles dhe shitja e plutoniumit sjell te ardhura te medha”, veren “The globe and mail”. Sipas filmit, edhe pse xhirimet nuk jane bere ne asnje episod ne vendin tone, te gjithe emrat e njohur qe permendem me siper, vijne ne Shqiperi per te takuar njeriun e ‘poshter’, te ‘ndyre’ qe mban syze te erreta… Ky personazh negativ interpretohet nga Zhan Klod Vandam.
Nga skenari
Historia me pak fjale eshte se Stalone i ka borxh nje shume te madhe te hollash Bruce Willis, dhe ne menyre qe te paguaje agjentin e qeverise, atij dhe ekipit te tij i duhet te marre “diçka” nga nje avion i shperthyer ne Shqiperi. Gjeja me aq shume vlere rezulton te jete nje harte dixhitale e nje bunkeri nentokesor, ku sovjetiket kane ruajtur disa ton plutoniumi. Zhan Klod Vandam arrin te kete ne dore harten, dhe vendos ta perdore ate per qellime te keqija. Ne uebsajte te ndryshme thuhet se pjesa me e bukur e filmit, eshte momenti kur mercenaret varrosin njerin prej miqve te rene ne majen e nje kodre ne Shqiperi, duke i vene siper vetem disa gure. “Por kjo eshte Shqiperia. Ata nuk kane asnje ligj apo sistem per regjistrimin e vdekjeve”, thote ne uebsajtin “Little white lies” (endrra te vogla te bardha) Paul Fairclough. Nga biseda e bere mes kritikesh filmi, shtohet edhe se tema e filmit lidhet me arkaiken dhe si gjerat e vjetra jane me te ashpra dhe me te fuqishme se te rejat. “Pra, ai ka Harley e tij antik dhe aeroplanin e tij te vjeter me nje helike”, shton David Jenkins.
Copyright © 2012 DALLAVERE 25