Prostituta i nxjerr të palarat në shesh Balotellit
Futbollisti i njohur Mario Balotelli duket se e ka patur në mendje problemin që mund ti shkaktonte marrëdhënia me Jenny Thompson ndaj ka marrë disa masa për të “shpëtuar”. 21 vjeçari mësohet se ka përdorur telefonin e mikut të tij për të kontaktuar prostitutën Jenny në mënyrë që të mos kishte asgjë të regjistruar me numrin e tij në këtë komunikim. Sulmuesi italian gjithashtu mësohet se e ka ndaluar Jenny të përdorë telefon gjatë kohës kur kanë qenë sëbashku duke kryer marrëdhënie seksuale duke u përpjekur kështu ta pengojë të bëjë fotografi. “Edhe kur e thërrisja këtë e bëja përmes telefonit të mikut të tij përmes BlackBerry Messenger. Fiston më dërgonte mesazhe ku shkruante ‘M thotë përshëndetje’ ose ‘ miku im thotë se i mungon shumë’. Ai gjithnjë fshinte komunikimet që të mos kishte asnjë provë”, tha prostituta.