Para 3 muajsh ishte shtatzënë, por kjo është Beyonce
Vetëm tre muaj më parë ajo solli në jetë vajzën e saj Blue Ivy dhe tanimë Beyonce preferon të tregojë se i ka rifikuart format e saja trupore. Ndërsa shfaqet në plazhet e St Barts me bashkëshortin Jay-Z, ajo duket mjaft e rehatshme kur tregon trupin në bikini. Një palë syze të errëta, bikinit e zeza dhe flokët e kapura në formë bishti janë mënyra se si Beyonce ka preferuar të shfaqet në det dhe të bëhet protagoniste e medias rozë.