Belen Rodriguez “shpërthyese” në programin “Amici”
Një tjetër imazh shpërthyes i Belen Rodriguez që ishte e ftuar në emisionin “Amici” të Maria De Filippit në Canale5. Bukuroshja argjentinase ka preferuar të kërcejë por fustani i shkurtër që kishte veshur nuk ka arritur ti përshtatet aspak mënyrës së kërcimit duke nxjerrë thuajse gjithçka në shesh. Këto imazhe brenda pak orësh kanë nisur të bëjnë xhiron e botës ndërsa Belen është rikthyer në qendrën e faqeve rozë. Pak kohë më parë ndërsa prezantonte Sanremo 2012, Belen nxori në pah fluturën ndërsa fustani i saj i hapur çoi në dilema nëse kishte veshur apo jo të brendshmet.