“Not like a virgin”…. Madona

Mbretëresha e muzikës pop Madonna provon se ka ende energji maksimale për të provokuar me fotografi ndërsa ka promovuar albumin e ri. 53 vjeçarja duket mjaftueshëm mirë dhe seksi në promon që i ka bërë albumit MDNA. Ajo në këngën “Superstar” ka angazhuar edhe vajzën Lourdes e cila bën një vokal plotësues. Por pavarësisht kësaj forme mjaft rinore dhe seksi, Madona pak ditë më parë deklaroi se koka e saj po shpërthente nga stresi në kohën kur u nda nga Guy Ritchie në vitin 2008 dhe duhet të pranonte statusin e një nëne pa bashkëshort. /Lajmifundit.com/

Copyright © 2012 DALLAVERE 25