Ndahen Eva Mendes dhe Ryan Gosling?!
Ryan Gosling dhe Eva Mendes thuhet se kanë nisur të krijojnë një lloj distance me njëri tjetrin pas gjashtë muajsh që kanë krijuar një raport të afërt. “Mirror” shkruan se Ryan është ai që u ka thënë miqve të tij të ngushtë se i duhet paksa kohë për të menduar dhe kërkon atë distancën e nevojshme. Marrëdhënia mes tyre po ecte mjaft mirë ndërsa 38 vjeçarja Eva Mendes i shkoi pranë 31 vjeçarit në Tajlandë ku po regjistronte filmin “Only God Forgives” në muajin shkurt. Një mik i tyre tha për median se “Ryan dhe Eva kanë nisur të kenë të vështirë të shihen përballë”. /Lajmifundit.com/