Madona: Adele është talent! S’ka rëndësi sa peshon
Në tre dekada që mbetet në qendër të vëmendjes së medias mbretëresha e muzikës pop Madona asnjëherë nuk i është shmangur përplasjeve dhe replikave. Këtë herë ajo ka dashur të mbrojë publikisht yllin britanik Adele nga etiketimi që I bëri Karl Lagerfeld se është shumë e shëndoshë. Në intervistën e saj për britaniken “The Sun” Madona e cilësoi këtë koment si të tmerrshëm e të papranueshëm. “Nuk më pëlqen që dikush të thotë diçka të keqe për dikë tjetër, nuk më pëlqen. Adele është një talent I madh dhe nuk ka rëndësi fare se sa peshon ajo”, tha Madona. /Lajmifundit.com/