Klaudja provokon Erionin për ta puthur! Ai: Nuk du, s’më do dëshira ime

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme ndërsa presin të bjerë gongu për fillimin e provës së javës. Erioni dhe Klaudja qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe luajnë. Duke u ngacmuar Klaudja i bën me shenje Erionit që ai ta puthë.
Klaudja i flet me nënkuptime, por Erioni nuk e beson këtë që ajo thotë dhe e merr thjesht si një provokim. “Seriozisht e ke? Mbylli sytë” i thotë Erioni Klaudjas e cila qesh me të dhe ia kthen “s’bëhet gjë me sy hapur”. Klaudja i mbyll sytë me duar dhe i thotë Erionit “i kam mbyllur sytë”, por ai nuk e puth.
Pas kësaj Klaudja vazhdon ta ngacmojë edhe për disa minuta të tjera Erionin. Ajo i thotë se ai nuk bëri asnjë veprim kundrejt saj vetëm sepse ka frikë. Erioni e pyet disa herë nëse ajo e ka seriozisht atë që i thotë dhe Klaudja për të disatën herë i përgjigjet “ke frikë, të kanë thënë mos u merr me mua” e ngacmon Klaudja Erionin për ta bërë që ai të ndjehet keq. Ai i përgjigjet “nuk dua, s’ma do dëshira ime”.
Pas një cigare të pirë jashtë Erioni dhe Klaudja futen brenda përsëri dhe Klaudja vazhdon ngacmimet kundrejt Erionit. Ajo i bën atij gjeste për t’i thënë se ai ka frikë që ta puthë. Klaudja provokon Erionin edhe gjatë kohës që banorët flasin për të dashurit që kanë jashtë, por ai nuk i përgjigjet, thjesht e vështron.

Copyright © 2012 DALLAVERE 25