Francesca De Andre e Chiara Giorgianni lesbike

“Jemi mikesha shumë të mira që kemi edhe një raport fizik”. Francesca De Andre ka rrëfyer gjithçka për atë çka tanimë mund të konsiderohet raport intim me Chiara Giorgiannin. Gjithçka e konfirmuar edhe me foto në faqet e revistës së njohur “Vanity Fair”. Chiara thotë se nuk janë një çift pasi nuk janë lezbike por Francesca thekson se beson që në fakt ato janë tanimë një çift. Ato tregojnë se janë parë gjatë një nate jashtë dhe më pas janë rifrekuentuar sërish. “Ja ku është suksesi, jemi bashkë”, thotë Francesca. Por ajo çka duket e çuditshme është se të dyja vazhdojnë të frekuentojnë edhe të dashurit e tyre. Chiara thotë se “i imi e di që ne kemi një raport special si mike dhe meshkujt nuk janë xheloz për dy femra”. Francesca thotë se mes dy femrave ka dashuri e jo perversitete.


Copyright © 2012 DALLAVERE 25