Fabricio Corona, 1.2 vite burg
Katërmbëdhjetë muaj. Është një tjetër dënim për Fabrizio Coronan. Për ish pjesëtarin e “njësisë speciale” të fotografëve të personazheve të rëndësishme, gjykata e apelit në Milano lëshoi një vendim për një vit e dy muaj burg. Corona akuzohet se ka korruptuar një roje burgu që ta lejonte të fuste një aparat fotografik tek San Vittore në kohën kur ai ishte nën hetim për Vallettopoli. Nga të dhënat e prokurorisë Corona e shiti foton për 20 mijë euro dhe 4 mijë ja dha policit që lejoi futjen e aparatit fotografik.