Është kjo Kim Kardashian e re?

Ngjashmëritë mes tyre janë shumë të mëdha. Që të dyja janë të bukura, tërheqëse dhe egzotike. Ajo çka e bën të ndryshme Golnesa Gharachedaghi e cila po cilësohet një Kim Kardashian e re është se ndryshme nga shembulli i saj nuk ka një punë e është vënë në kërkim të saj. Ajo mund të cilësohet vajza e babit për shkak se është i jati që i paguan faturat e shtrenjta të jetës së saj luksoze. Vajza persiane thotë se po kërkon edhe një bashkëshort por se ai duhet të plotësojë disa kritere të qarta e strikte. “Unë jam duke kërkuar të gjej një mashkull i cili ti përshtatet jetës që dua të bëj unë. Prindrit e mi do të donin që unë të martohesha me një mashkull persian por djemte persian janë djem mami. Ata presin që ti të gatuash, të pastrosh dhe të bësh gjithçka për ta dhe këtë unë sdo ta bëja kurrë për asnjë”, thotë vajza 30 vjeçare. /Lajmifundit.com/

Copyright © 2012 DALLAVERE 25