Ëmbëlsia e ka emrin Irina Shayk

Pak ditë më parë u shfaq në disa foto mjaft joshëse në brigjet e Majamit ndërsa tregonte të pasmet dhe linjat trupore në bikini. Modelja e Victoria Secret Irina Shayk duket se nuk ngopet duke pozuar për fushata të ndryshme publicitare dhe premton edhe foto të tjera po kaq të bukura. Tanimë janë publikuar imazhet e fushatës publicitare për kompaninë spanjolle XTi dhe Irina ka folur edhe për jetën e saj. E pyetur se çfarë preferon të veshë në plazh ajo tha se dëshiron më së shumti bikinit braziliane të vogla dhe ndaj njerëzit mendojnë se ajo është nga Brazili. “Kam shumë modele bikinish në shtëpi dhe shumica janë nga Sports Illustrated të cilat kam reklamuar prej gjashtë vitesh”, tha Irina.




Copyright © 2012 DALLAVERE 25