Arrestohet Bobby Brown

Ish bashkëshorti i Whitney Houston, Bobby Broën është arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të alkoolizuar. Mësohet se këngëtari 43 vjeçar i muzikës R&B është ndaluar në Los Anxhelos ndërsa policia e kishte fiksuar duke udhëtuar dhe duke folur në telefon. Pasi është ndaluar atij i është bërë testi i alkolit dhe ka rezultuar tej normave të lejuara duke u mbajtur në dhoma të paraburgimit për 90 minuta. 

Copyright © 2012 DALLAVERE 25