Shakira koncert në Tiranë, për 100 vjetorin e Pavarësisë

Qeveria shqiptare pasi nuk arriti rreth dy vjet më parë me sjelljen e një emri të famshëm botëror në muzikë, ka nisur negociata për të sjellë në Shqipëri, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, këngëtaren e njohur Shakira. Madje po tentohet që Shakira të këndojë në Tiranë një këngë dedikuar 100 vjetorit të Pavarësisë.
E gjithë kjo do t’i kushtonte Komitetit Ndërministror që merret me festimet që po planifikohen, deri në shtatë milionë dollarë. Gjithsesi ardhja e Shakirës (Shakira Isabell Mebarak Ripoll), mbetet ende në kuadrin e negociatave dhe një njoftim zyrtar nuk dihet kur do të dalë. Qeveria po tenton të jetë sa më shumë diskrete në planet për kremtimin e Pavarësisë, kurse premtohen shumë surpriza festive.
Copyright © 2012 DALLAVERE 25