Sara Tommassi E Mërzitur: Unë Dola Para Belen Pa Të Brendshme
Në Itali, debatet për daljen e Belen Rodriguez në skenën e Sanremos pa të brendshme, vazhdojnë ende. Por, ndërsa shumë e kanë kritikuar atë, Sara Tommassi është e mërzitur me një tjetër gjë. Ajo pretendon se është e para që ka dalë pa të brendshme në televizion dhe për këtë arsye, kërkon që t’i njihen ‘meritat’.
“Kam qenë unë e para që jam shfaqur në prezantim pa të brendshme. Flutura ime u pa vetëm në pjesën jashtë transmetimit ndërsa u ngrita nga karrigia. Flutura e Belen u pa nga 16 milion telespektatorë”, ka thënë e mërzitur Tommassi, flutura e së cilës ka shpëtuar pa u parë nga italianët.

