Plaku vdes gjatë seksit me një prostitutë … se gëlltiti protezën
Duket se ka qenë fatale marrëdhënia seksuale me një prostitutë, e një burri të moshuar 74-vjeçar në Tajvan.
Mediat kanë bërë me dije lajmin se një zotëri nga i cili dimë vetëm emrin e tij, Chan, vdiq gjatë një takimi seksual me një prostitutë.
Në fakt, deri këtu, të gjithë mendojnë se i moshuari ka vdekur pas një sulmi në zemër për shkak të intensitetit gjatë aktit seksual. Apo se mund të ketë marrë substanca të caktuara për stimulimin e tij.
Por duket se nuk ka qenë tamam kështu.
Pasi vdekja e 74-vjeçarit është shkaktuar nga gëlltitja e protezës së dhëmbëve të tij, ndërsa bënte seks me vajzën e re prostitutë.
Është kjo e fundit, e cila ka rrëfyer në polici se çfarë ka ndodhur saktësisht, duke pohuar se Chan është çuar nga shtrati pasi mbaroi punë me të dhe ishte gati të vishej, kur papritmas “ra në shtrat, sytë e tij ishin të hapur por nuk lëviznin” …
Ajo e çoi klientin e saj menjëherë në spital, ku edhe vdiq. Aty mjekët gjetën dhëmbët e gëlltitur në fytin e tij …

