Dashuria mund të kurojë depresionin
Dashuria e vërtetë mund të ndihmojë personat në depresion të shpëtojnë nga kjo gjendje. Kjo, falë veprimit të një hormoni që luan një rol të rëndësishëm tek impulset cerebrale.
A mundet dashuria të shërojë depresionin? Ndoshta po. Por kjo mund të ndodhë falë ndërhyrjes së një hormoni, oksitocinës, që sekretohet kur përqafon, prek apo puth njeriun që do. Me pak fjalë, kur ke një kontakt fizik të këndshëm me një tjetër person. Ky hormon, i quajtur ndryshe edhe hormoni i dashurisë, luan një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve sociale dhe në ofrimin e shpresës atyre që vuajnë nga depresioni. Kjo është ajo që pritet të dalë nga përfundimi i një studimi të bërë nga kërkuesit amerikanë në Universitetin e Mjekësisë së Kalifornisë. Përmes një komunikate, ata kanë arritur të japin një pasqyrë të kësaj që mund të quhet një zbulim vërtet i dobishëm për shumë njerëz të prekur nga kjo patologji. “Te njeriu, oksitocina sekretohet kur përqafohesh apo kur ke eksperienca të tjera të këndshme me një person që e ndien afër. Po ashtu ky hormon është përgjegjës edhe për kënaqësinë gjatë një raporti seksual”, shpjegon në komunikatë Kai MacDonald, profesor i psikiatrisë në këtë universitet. Oksitocina, sipas kërkuesve, mund të “sillet” si një ndërmjetës i fuqishëm në sjelljen sociale të qenieve njerëzore. Duke vepruar mbi gjëndrën amygdala, vihen në aksion shumë stimuj të rëndësishëm emotivë, mes të cilëve shenjat e lidhura me njohjen sociale, përmes shprehjeve jo verbale. Së bashku me ndjesitë e prekjes, edhe syri bëhet një ndërmjetës i ndjenjave dhe emocioneve të lidhura me ndjenjat.