Belen Rodriguez: E ekzagjerova...por mbathjet i kisha! (VIDEO)

Prezantuesja argjentinase ka komentuar polemikat, mbi shfaqjen e nxehtë që dha në skenën e Sanremos. “Jam femër provokuese, më pëlqejnë kontrastet! Në natën e parë u prezantova si një princeshë, me flokë të mbledhura dhe veshje të zezë, ndërsa në të dytën e ekzagjerova, vetëm për të tërhequr vëmendjen...Por mbathjet i kisha”. Në këtë mënyrë, Belen Rodriguez ka komentuar polemikat, mbi shfaqjen e nxehtë që dha në skenën e Sanremos. “E dija që ai ekspozim ishte i tepruar – ka shtuar -. Teksa zbrisja shkallët e kuptova se çarja ishte shumë ‘hard’. Gjithsesi, askush nuk më tha të vishem ashtu, për të arritur kulmin e shikueshmërisë në televizion. Gjithçka e zgjodha unë, pasi ishte një fustan i Fausto Puglisit, stilistit të Madonnas, i cili ‘luan’ shumë me transparencën dhe prerjet e veçanta”. Përsa i takon fjalëve polemike të shprehura nga ministria italiane e Punës, Elsa Fornero, mbi figurën femërore të shfrenuar në TV, Belen është përgjigjur: “Jam pjesë e botës së TV dhe televizioni është ‘show’. Unë nuk bëj ligjet... Po, do të ishte e bujshme nëse një parlamentare do të zbriste shkallët me atë çarje të fustanit...”

Copyright © 2012 DALLAVERE 25