Kur duhen më pak se katër muaj nga shfaqja e parë në kinema, Dakota Johnson dhe Jamie Dornan po rixhirojnë disa skena të filmit të shumëpritur ‘Fifty Shades Of Grey’. 

Sipas ‘Us Magazine’, producentët nuk janë aspak të kënaqur nga mungesa e pasionit që kanë shfaqur aktorët në skenat e “nxehta” dhe këto skena do të rixhirohen të gjitha.

Një burim anonim tha: “Dakota nuk ka dalë aq seksi sa pritej. Në film ajo duhet të duket naive, jo e përdalë.”

Por, studioja Universal i ka hedhur poshtë zërat për mungesë pasioni mes protagonistëve kryesorë të filmit: “Askush nuk duhet të vërë në dyshim intensitetin që kanë treguar në xhirime aktorët tanë.”

I bazuar në romanin e E. L. James të vitit 2011, ‘Fifty Shades of Grey’ do të shfaqet për herë të parë në kinema në 13 shkurt 2015.

/ Top Channel 
Vetëm 6 muaj më parë lindi një djalë, por Megan Gale i është kthyer formave të saj prej modeleje shumë shpejt dhe ka pozuar “topless” për revistën ‘Who’. 

39-vjeçarja australiane ka treguar barkun e sheshtë, ndërkohë që me duar mbulon gjoksin në kopertinën e “Who”.

Edhe pse duket shumë seksi në foton e saj të parë që nga lindja e djalit, Megan tregoi për revistën se ka pasur ditë që nuk është ndjerë aspak tërheqëse.

“Nuk është se më humbi besimi në vetvete, por nuk ndihesha seksi nga mungesa e gjumit dhe mungesa e kohës për veten”, tha Megan Gale.

“Mendoj se ne femrat nuk duhet të vihemi nën presion për formën fizike pas lindjes”, shtoi modelja, e cila nënvizoi se nuk është e mundur që nënat e reja të rifitojnë menjëherë formën e mëparshme pasi lindin.
Më në fund e kuptuam se ku e gjen energjinë që shfaq në skenë këngëtarja Nicki Minaj: ajo fle kudo. 

Mësohet se gjatë një interviste me revistën ‘GQ’, Nickin e ka zënë gjumi plot KATËR herë.

Reporterja Taffy Brodessor-Akner shkroi: “Nuk është se ra në gjumë të thellë, por i këputej koka herë pas here. Sytë i mbylleshin dhe i qëndronin mbyllur më shumë seç duhej.”

Në intervistë, këngëtarja nuk foli aspak për të pasmet e saj të famshme: “Nuk e di se çfarë ka për të folur...”
"UEFA mori një vendim që nuk bën drejtësi për çka ndodhi në stadiumin e Beogradit". Po aq i zemeruar si shumë shqiptarë deklaroi se ishteK ryeministri shqiptar Edi Rama nga vendimi i UEFA-s. 

Shqiperia nuk e meritonte shenjen e barazimit me serbine, deklaroi Kryeministri shqiptar per te cilin vendimi i Qeverise se futbollit nuk denoi racizmi dhe e beri kete vetem per nje arsye: "Që dalin thuajse krejt pa lagur nga ky shi masash, ku UEFA është përpjekur t’i lagë të gjithë njësoj. UEFA ka dashur t’i japë një mesazh të dyja vendeve duke i penalizuar të dyja thuajse njësoj, edhe pse jam i sigurt se pala serbe me siguri do të verë kujën që është viktimë e një padrejtësie të tmerrshme mbi të. Por kjo nuk është drejtësi dhe Shqipëria nuk e meriton të vendoset në anën tjetër të shenjës së barazimit, pas gjithë asaj që ndodhi në sytë e mbarë botës", tha Rama.

Ashtu si FSHF-ja, shefi i Qeverise shqiptare shprehu bindjen se vendimi i UEFA-s ishte politik.

"UEFA ka dhënë padyshim një vendim politik, por kjo s’ka lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë, as me politikën e jashtme të Bashkimit Europian; është thjesht budallallëk t’i mendosh këto. Kjo ka lidhje me politikën e brendshme të UEFA-s, e cila është një “shtet më vete” siç i thonë fjalës", theksoi Rama.

Per Kryeministrin shqiptar ka vetem nje rruge te vetme te drejte qe duhet te ndjeke Shqiperia.

"Ka vetëm një rrugë për Shqipërinë, rruga që po ndjek Federata Shqiptare e Futbollit. Vazhdimi i betejës për të marrë drejtësi në shkallët e tjera të gjykimit. Provat janë kokëfortësisht në favorin e palës sonë", u shpreh Rama.

Nga kjo konference per mediat Kryeministri shqiptar beri me dije edhe nje tjeter lajm te lidhur po me sportin, ndertimin e stadiumit te Shkodres ku edhe premtoi qe ndeshja e kthimit me Serbine te luhet pikerisht ne te.

“Sot kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi", njoftoi Rama.

Por, deklarimi i shefit te Qeverise per vendimin e UEFA-s nuk u shkeput nga vizita e tij e pritshme në Beograd, kur u pyet nëse mund të ishte miqësor ky takim, mes tij dhe drejtuesve të Beogradit, pas deklaratave të tyre të fundit.

“Secili mban përgjegjësi për veten e vet dhe secili përcakton me gjuhën dhe me sjelljen e vet, lartësinë e dinjitetit të vet. Mateni vetë se kush del më i gjatë në këtë mes”, tha Rama.
/ Top Channel

UEFA ka dhënë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri duke penalizuar shumë rëndë Shqipërinë. Sipas vendimit ndeshja fitohet 3 me 0 nga Serbia në tavolinë por tre pikët e fituara i hiqen ekipit serb, i cili dënohet edhe që dy ndeshje t`i bëjë pa tifozë. 

Më tej në vendimin e saj organizmi ndërkombëtar i futbollit ka vendosur gjobitjen e të dyja federatave të futbollit me nga 100 mijë euro gjobë.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar pas këtij vendimi se do t'i drejtohet Komisionit të Apelit për vendimin e UEFA-s.

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s kishte në dorë dosjet e palës shqiptare dhe asaj serbe që prej datës 21 tetor, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe anëtarët grumbulluan informacionet e tyre dhe gjithashtu relacionet e zyrtarëve të ndeshjes.

Pala serbe akuzohej në këtë çështje për disa pika, duke filluar nga dështimi i masave organizative, te hyrja e tifozëve në fushë, goditja e lojtarëve të skuadrës së Shqipërisë dhe koret raciste.

Ndërsa pala shqiptare akuzohej për refuzim të futjes në lojë pas ndërprerjes së ndeshjes dhe hyrjen e dronit me banderolën me simbolet shqiptare.

Pala jonë, e përfaqësuar nga një studio zvicerane, u paraqit në Komisionin Disiplinor të UEFA-s me kërkesën e 3 pikëve në tavolinë dhe duke akuzuar palën serbe për racizëm. 

/ Top Channel
Gjashtë ditë kanë mbetur nga fërshëllima e parë e botërorit të Brazilit. Kush më shpejt e kush më ngadalë, skuadrat janë të fazat e fundit të përgatitjes së tyre, ndërsa jashtë futbollit mediat rozë po kërkojnë muzat e secilës kombëtare.

Pas Uruguajit kanë nisur një nga një muzat frymëzuese për tifozeritë përkatëse. Këtë herë ishte radha e Italisë. Në kohën që në Europë kombëtarja italiane nisjes për në Brazil, vajza italiane e spektakleve, Laura Cremaschi shprehu mbështjetjen e saj për fanelën axurre nga plazhet e Majemit.
Pamja e saj e mrekullueshme e ka ndihmuar që ajo të jetë një ndër supermodelet më të mira në botë.  Modelja braziliane dëshiron të  jetë aktive dhe ta mbajë trupin e saj në formën më të mirë të mundshme.

Gjatë intervistës për revistën “Elle” Gisele Bundchen foli edhe për pasionin e saj për sportet.

“Kam  qenë  natyrë sportive që kur isha e vogël. Isha kapitene e skuadrës e së volejbollit.  Jam një “sporty spice”.  Trupi është një tempull. Tashmë nuk është se luaj shumë volejboll , por kam mundësi të kalëroj, të bëj sërf, të luajë tenis. Kudo që jam mundohem të bëj Kung Fu, boks, joga, pilates sepse më bën të ndjehem gjallë. Nëse nuk bëj sport nuk ndjehem mirë”, thotë Gisele.

Modelja 33 vjeçare është shumë e përkushtuar për trupin e saj me ushtrime  fizike dhe një regjim të përcaktuar.

Gisele foli edhe për Botërorin 2014 që pritet të nisë më 12 qershor në Brazil.

“Jam shumë krenare që kam lindur në Brazil. E dashuroj shpirtin e popullit tim. Ka diçka magjike tek ta. Ka jetë, mikpritje, dashuri,” thotë Gisele.

“Kur erdha për herë të parë në Amerikë, unë i përqafoja dhe puthja të gjithë dhe njerëzit çuditeshin. Futbolli na bën ndryshe nga pjesa tjetër e globit dhe në Kupën e Botës ne do të tregojmë këtë anë të jetës braziliane, bukurinë dhe energjinë”, thotë modelja për “Elle” .
/ Top Channel
Ajo që duhet të ishte një puthje mes dy miqve të vjetër, u shndërrua në një “puthje të nxehtë” dhe e gjithë kjo jo për ndonjë skenë filmi.

Një çkoordinim zuri mat Catherine Zeta Jones dhe Morgan Freeman. Dy yjet e hollivudit përfunduan në buzë puthjen e nisur për në faqe, ndërsa në krah të tyre qendronte Michael Douglas, bashkëshorti i Catherine.

Fatmirësisht vetë ky i fundit e ka marrë me shaka gjithë incidentin.


/ Top Channel

Copyright © 2012 DALLAVERE 25